Lajme

Plasën emrat e porositësve të vrasjeve, si u njohën dy “killerat” e bandave Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthyen tetë banda kriminale në vend. SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste, ndërsa të arrestuar janë 18 persona.

Nuredin Dumani, një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë u arrestua disa ditë më parë, pasi i shpëtoi një atentati. Para pallatit ku ai strehohej në Fier, u prangos edhe Henrik Hoxhaj, i njohur si “ushtari” i Dumanit.

Ishin pikërisht rrëfimet e tyre që çuan SPAK dhe Policinë e Shtetit në zbulimin e porositësve të vrasjeve të bujshme që kanë ndodhur në vend në vitet e fundit. Por si janë njohur Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, që kanë kryer një sërë ekzekutimesh?

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Në dosjen hetimore Hoxha rrëfen se me Dumanin është njohur në një festë ditëlindje.

“Në lidhje me këtë fakt penal shtetasi Henrik Hoxhaj ka deklaruar ndër të tjera se, me Nuredinin është takuar para 3-4 vitesh.

Nuredinin e kam njohur tek ditëlindja e një mikut tonë të përbashkët. Njohja ime me Nuredinin ka qenë graduale dhe me kalimin e kohës unë e kam forcuar lidhjen time me të.

Gjatë periudhës 3-4 vjeçare kontaktet nuk i kemi pasur të shpeshta me përjashtim të rasteve kur Nuredini më kërkonte ta ndihmoja për të bërë ndonjë punë periudha në të cilat i kemi shpeshtuar kontaktet dhe lidhjet me njëri tjetri.

Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë për të cilën e kishte porositur më parë.

Konkretisht rreth 15-20 ditë para se të vinte Nuredini më ka shkruar mesazh në telefon duke më dërguar foton e një personi në Elbasan emrin e të cilit nuk e di por më ka treguar se ai kishte një pikë shitje automjetesh e cila ndodhet përpara Restorant “Zykollari” në krah të një karburanti dhe mobilierie”, ka thënë Hoxhaj.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *