KryesoreLajme

Gjukanoviqi në Kosovë: Mali i Zi nuk e sheh veten pjesë të Ballkanit të Hapur

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e filloi sot vizitën e tij në Kosovë. Ai u shpreh se Ballkani i Hapur vjen si rezultat i momentit të depresionit në vendet që e vlerësojnë si të pamundur integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjukanoviq theksoi se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por Mali i Zi nuk e sheh veten pjesë të iniciativës së Ballkanit Perëndimor, duke folur më tej për Procesin e Berlinit, si iniciativën e duhur për rajonin.

Lexo më shumë  Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

“Ne nuk e shohim vetën si pjesë të kësaj iniciativë, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal. Ne mendojmë në këtë temë kemi një iniciativë shumë të mirë të Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet e rajonit marrinë pjesë, është plotësisht komplementare me rrugën drejtë BE-së. Open Ballkan ka lindur në një moment të depresionit ku vendet kanë menduar se është i pamundur integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor. Mesazhi im është që ne vend të nevojës të krijojmë iniciativa të reja, të përpiqemi për potencialin e iniciativave aktuale. Në Mal të Zi kemi vendosur të mos te ngutemi”, tha ai.

Lexo më shumë  SHBA sanksionon industrinë serbe të naftës

Ballkani i Hapur nuk ka marrë mbështetje as nga Republika e Kosovës, duke e konsideruat atë të rrezikshme dhe përmbushje të orekeve hegjemoniste të shtetit serb.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *