KryesoreLajme

Presidenti i Malit të Zi flet për demarkacionin. A do të ketë korrigjim?

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq gjatë konferencës për shtyp, pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, foli për çështjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke u shprehur se do t’i përmbahen dokumenteve të nënshkruara.

Ai tha se përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacionin do krijohen kushtet e domosdoshme për korrigjime.

“Jam mëse i sigurt se do t’u përmbahemi dokumenteve që kemi nënshkruar dhe se përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacionin do t’i krijojmë kushtet e domosdoshme për korrigjimet për të cilat do të pajtohemi, e që kontribuojnë që ky kufi të jetë i logjikshëm, të jetë ashtu siç duhet të jetë e të mos shërbej si burim i mosmarrëveshjeve dhe rrezikimi të marrëdhënieve tona”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Presidenti malazez në konferencën me presidenten Osmani solli në vëmendje marrëveshjet e nënshkruara për këtë çështje në vitin 2015 dhe 2018.

“Kemi marrëveshjen e nënshkruar në 2015 në Vjenë, dy presidentet në 2018 në Podgoricë kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët ku kanë precizuar mundësitë e caktuara për punën e komisionit të përbashkët dhe ndërkohë është ratifikuar marrëveshja për kufirin në të dy parlamentet. Mendoj që kjo çështje mund të konsiderohet probleme vetëm për dikë që dëshiron të krijoj probleme, ne nuk dëshirojmë probleme në asnjë nga adresat tona”, tha Gjukanoviqi.

Disa ditë më herët, kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që ka dhe prapavijë etnike shqiptare, ishte shprehur se demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi ishte çështje e mbyllur.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi nuk e trajton atë si problem. Për Malin e Zi ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, kishte thënë Abazoviqi.

Deklarata e përbashkët mes ish presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi e miratuar katër vjet më parë, parashikon ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit dhe mundësi për korrigjim të saj. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje u pengua për një kohë të gjatë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! sepse ajo përbënte zhvendosje të kufirit në drejtim të Kosovës, duke e tkurrur territorialisht këtë të fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *