Shqipëria dy vite pa Teatër Kombëtar
Prej dy vitesh Shqipërisë i mungon Teatri Kombëtar. Edhe pse ka kaluar kohë nga shembja e tij, institucionet shtetërore nuk po bëjnë asnjë përpjekje për ndërtimin e tij.
Shqipëria prej dy vitesh nuk ka Teatër Kombëtar. Aksioni ndodhi shpejt. Mësymja e policisë më datë 17 maj në Teatrin Kombëtar të vitit 2020, ishte paralajmëruar edhe më herët prej artistëve dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Përgjatë orëve të pritjes artistët përcillnin sinjale, se shteti përmes policisë do të hynte brenda Teatrit Kombëtar, këtë herë për të përshpejtuar shembjen e institucionit që ishte kthyer në strehëz lirie.
Dhjetëra makina dhe afro 1000 trupa të Policisë dhe Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan në teatro, ku larguan me dhunë artistët dhe aktivistët, e ndaj atyre që u përpoqën të rezistonin, agresiviteti dhe dhuna qe më e madhe. Mirëpo, siç qe paralajmëruar aktivistët, qëndruan me rezistencë deri në fund, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Fadroma e parë mbërriti në orën 4 e 30, ndërsa nisi aksioni me lëkundjet e teatrit, i cili kishte brenda artistë e aktivistë.
Të pikasur nga policia, dhe të tmerruar, nga ajo që po ndodhte, shumë artistë, aktivistë, qytetarë tentuan,, të qëndronin me çdo kusht në Teatër, për të parandaluar shembjen e tij, por konfrontimi me një numër të madh policësh qe i pamundur për ta.
Sot, edhe pse kanë kaluar dy vite nga shembja e Teatrit Kombëtar nuk ka filluar ende puna për ndërtimin e tij. Institucionet shtetërore e kanë hequr vëmendjen nga teatri, ndërsa artistët premtojnë se do të luftojnë deri në fund që ai të ndërtohet atje ku ishte dhe siç ishte.
Rruga Press