Lajme

Deputetja boshnjake letër Edi Ramës: ”Nga respekti im i madh për popullin shqiptar, dëshiroj që Shqipëria të jetë në anën e Perëndimit dhe jo aty ku ishte në kohën e Enver Hoxhës”

Deputetja në parlamentin e Bosnjës, Sabrina Cudiq, i është drejtuar me një letër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama lidhur me rezolutën e Srebrenicës e cila nuk u miratua në Kuvendin e Shqipërisë para disa ditësh.

Në letrën e Cudiq thuhet se Rama e ka për detyrë t’i shpjegojë opinionit evropian, shqiptarëve dhe boshnjakëve se pse rezoluta për gjykimin e gjenocidit të Srebenicës nuk është bërë pjesë në agjendën e Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Në letrën e publikuar në Twitter, deputetja e partisë “Nasha Stranka” tutje është shprehur se mënyra se si Rama ka kaluar përgjegjësitë tek opozita është poshtëruese për viktimat.

“Kjo më forcon mendimin që rezoluta është përdorur për përleshje të brendshme politike në vendin tuaj. Po ju përkujtoj se askush nuk e ka penguar partinë e juaj që ta propozojë dhe ta miratojë rezolutën sepse e keni shumicën në parlament”, thuhet në letrën e saj drejtuar Ramës.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Letra e plotë e deputetes Cudiq drejtuar kryeministrit Edi Rama:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *