Lajme

Dështon raundi i parë në Shqipëri, votim pa kandidat

Në seancën e sotme parlamentare në Shqipëri, e cila në rend të ditës kishte votimin e Presidentit të ri, nuk u votua asnjë kandidat, kjo sepse nuk pati asnjë të tillë të propozuar.

Raporti i miratuar në Komisionin e Ligjeve sot, do prezantohet nga deputetja Klodilda Bushka.

Mazhoranca nuk kishte propozuar asnjë emër që do të votohej për President në raundin e parë, ashtu siç kishte bërë njëlloj edhe opozita.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Në këtë mënyrë, raundi parë konsiderohet i konsumuar, kurse data e raundit të dytë do të caktohet në konferencën e kryetarëve. Ky ishte raundi i parë prej pesë të tillëve në total.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *