Lajme

Deklarata e zëdhënësit amerikan në Kosovë, Brassil: SHBA-ja përkrah plotësisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE

Një nga aleatët më të mëdhenj dhe kryesorë të Kosovës , SHBA mbeten të përkushtuara në mbështetjen e aplikimit të Kosovës për në Këshillin e Evropës. Së fundmi është deklaruar dhe zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Kosovë, Erik Brassil duke shtuar se vendimi për anëtarësimin në këto programe dhe organizata kërkon pëlqimin dhe miratimin e këtyre institucioneve dhe shteteve të tyre anëtare dhe jo vetëm të SHBA.

“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të mbështetur Kosovën pasi ajo zë vendin e merituar si një shtet sovran dhe i pavarur përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike – përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Vendimi për anëtarësim në këto programe dhe organizata kërkon pëlqimin dhe miratimin e këtyre institucioneve dhe shteteve të tyre anëtare, jo vetëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Brassil.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar javën e kaluar fizikisht aplikimin në këtë institucion.

Këshilli i Evropës ka 46 shtete anëtare. Për t’u anëtarësuar, Kosovës i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare. Shpresat për pranim janë shtuar pas largimit të Rusisë nga ky mekanizëm.

Vlerësohet se përfitimi kryesor i një anëtarësimi të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë për qytetarët pasi ata do të kenë qasje në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut. Pos kësaj është edhe aspekti diplomatik dhe politik i afirmimit të shtetësisë së Kosovës. Shtetasit e Kosovës do të mund t’i drejtoheshin këtij institucioni nëse do të mendonin se u janë shkelur të drejtat e tyre nga shteti i Kosovës apo cilido shtet anëtar i Këshillit. Mirëpo, kjo mund të arrihet vetëm kur janë shterur të gjitha mundësitë ligjore brenda vendit.

Lexo më shumë  Zyrtare: PDK-ja e lë jashtë Limajn

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi në mbledhjen e fundit të Qeverisë u shpreh se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE është bërë në koordinim të plotë me miqtë dhe partnerët tanë.

“Dorëzimi i aplikacionit është bërë në koordinim me miqtë dhe partnerët e Kosovës”, tha Bislimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *