Bota

Të dhënat e fundit/Ja cilat janë shtetet që financojnë tregun e armëve të Rusisë dhe SHBA-së?

SHBA është eksportuesja më e madhe e armëve në rang global.

Në 10 vitet e fundit ajo ka eksportuar 35% të armëve drejt 130 shteteve të ndryshme.

Vitet e fundit, tregu më i madh amerikan për sa i përket shitjes së armëve ishte Arabia Saudite.

Gjatë dekadës së fundit,  Arabia Saudite ka blerë 24% të armëve amerikane.

Blerësit e armëve të SHBA-sëKontinenti
Arabia SauditeAzi
AustraliaOqeani
Korea e JugutAzi
Emiratet e Bashkuara ArabeAzi
JaponiaAzi
 IndiaAzi
Mbretëria e BashkuarEuropë
KatarAzi
TajvanAzi
TurqiAzi

Rusia është eksportuesja i dytë më e madhe e armëve në të gjithë botën duke qenë e përgjegjshme për 22% të të gjithë eksporteve në vitin 2021.

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

India vazhdojnë të jetë importuesi më i madh i armëve ruse.

Uria e ushtrisë indiane për armatimet ruse vjen si pasojë e luftës së heshtur mes saj dhe Kinës.

Blerësit e armëve të RusisëKontinenti
 IndiaAzia
 KinaAzia
 AlgjeriAfrika
 VietnamAzia
 EgjiptAfrika
 IrakAzia
 AzerbajxhanAzia
 KazakistaniAzia
 VenezuelaAmerika
 SiriaAzia

Prej kohësh, Rusia ka financuar dhe stërvitur rebelët pro-rusë në Ukrainë. Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, Rusia ka dërguar armë të të gjitha llojeve, nga pistoletat, tek automatikët, minat, tanket dhe raketa hedhësit drejt këtij rajoni.

Lexo më shumë  Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

Efektet e Luftës në Ukrainë mbi Tregtinë e Armëve

Sipas të dhënave të fundit nga SIPRI, tregtia globale e armëve kishte rënë me 4.6% gjatë 5 viteve të fundit por pas luftës, shumë shpejt Europa u kthye në një importues të rëndësishëm duke i rritur blerjet me 19%.

Shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Norvegjia ishin ndër importuesit më të mëdhenj në këtë periudhë.

Të alarmuara nga pushtimi i Ukrainës, shtetet evropiane kanë shtuar buxhetin e tyre të mbrojtjes dhe një shembull konkret është Gjermania e cila shpenzoi shifrën marramendëse prej 100 miliardë eurosh për të forcuar dhe përditësuar ushtrinë e saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *