Lajme

Kurti: Çdoherë duhet ta forcojmë bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Iowa-s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Iowa u mirëprit në qytetin e Johnston, nga kryetarja e qytetit, Paula Dierenfeld. Nga viti 2013, Johnston është qyteti simotër i Pejës.

Para të pranishmëve, në fjalën e saj mikpritëse, kryetarja Dierenfeld foli për historinë e qytetit të Johnston dhe historikun e marrëdhënieve me qytetin simotër të saj, Pejën.

Ndërkaq, në adresimin e tij, kryeministri Kurti u shpreh falënderues për mikpritjen që ka përjetuar në Iowa dhe Johnston.

Lexo më shumë  Vajza e shefes së stafit të Trumpit është partnere në firmën që lobon për Republika Srpska

Më tej, ai tha se synimi jonë duhet gjithmonë të jetë që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Iowa-s dhe qyteteve të saj dhe shtetit të Kosovës dhe qyteteve të Kosovës të forcohen, thellohen dhe avancohen.

Në këtë pritje, në mesin e të cilëve ishin gjeneralët amerikanë Correl dhe Orr nga Garda Nacionale e Iowa-s, shumë zyrtarë e përfaqësues institucionalë e politikë, si dhe bashkatdhetarë tanë, kryeministri Kurti u nderua me një dhuratë përmes së cilës pranoi urimet e kryetares Dierenfeld për 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe lidhjen ndërmjet Kosovës dhe popullit të Iowa-s.

Lexo më shumë  Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *