Lajme

Veliaj tjetër dhuratë “Fushës”, miliona lekë për shkurre dekorative

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar së fundi një tjetër tender që është shënuar me flamur të kuq. Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë, e cila ia ka besuar kompanisë “Fusha shpk” tenderin 36 milionë lekësh për shkurret dekoratike ne kryeqytet, pavarësisht se një operator tjetër kishte paraqitur ofertë më të ulët.

Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj nuk i ndalojnë procedurat e dyshimtate prokurorimeve.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik, së fundmi ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë, e cila më 6 prill ka hapur garën për tenderin me objekt ‘Furnizimi dhe vendosja e shkurreve dekorative me fond limit 37.8 milionë lekë.

Në faqen e autoritetit kontraktues bëhet e ditur se për këtë projekt kanë shfaqur interes 3 operatorë konkretisht; AlbGarden shpk me ofertën 35 milionë lekë, “Fusha shpk” me ofertën prej rreth 36 milionë lekësh dhe subjekti Dean 09 shpk, i cili ka kërkuar 37.7 milionë lekë.

Lexo më shumë  Arsimi i lartë në Shqipëri në udhëkryq, universitete pa cilësi dhe të diplomuar pa punë

Sipas dokumenteve zyrtare, fitues është përzgjedhur kompania “Fusha” me ofertën prej rreth 36 milionë lekësh ndërkohë që dy operatorët e tjerë janë përjashtuar nga gara pasi thuhet se nuk plotësojnë kriteret e kualifikimit.

Referuar të dhënave, ka qenë operatori AlbGarden shpk që ka paraqitur një vlerë më të ulët për tenderin në fjalë, por fitues është shpallur kompania që ka kërkuar 1 milionë lekë më shumë.

Procedura është sinjalizuar si problematike edhe nga Open Data e cila e ka shoqëruar me flamurin e kuq dhe shënimin skualifikimin e të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit.

Kjo kompani ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit edhe në raste të tjera përmes tenderave me Bashkinë e Tiranës. Një prej këtyre rasteve është ai për rikualifikimin urban të Sheshit Skënderbej, faza e II-të me një fond prej 195 milionë lekësh dhe në garë ka marrë pjesë vetëm “Fusha shpk” e cila është shpallur automatikisht fituese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *