Lajme

Sot në Bruksel mbahet raundi i ri i dialogut, priten zgjidhje për disa çështje

Sot në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje për targat e automjeteve, energjinë në veri të vendit dhe personat e zhdukur.

Njohësit e procesit të dialogut janë optimistë për arritjen e një ujdie mes dy vendeve, pas takimit të javës së kaluar të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Vuçiç në Gjermani.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për KosovaPress se takimi i radhës i kryenegociatorëve përveç diskutimeve për arritjen e marrëveshjeve ka për qëllim edhe përgatitjen e takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut.

Muajin e kaluar nuk u arrit marrëveshja për targat e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Javën e kaluar, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një takim në Berlin, ku kreu qeveritar tha se u diskutua për marrëveshjet e mundshme që do të arrihen në takimin e kryengociatorëve.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *