Lajme

Osmani i kërkoi përkrahjen e Lituanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Lituani, sot është pritur në takim nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Shimonyty, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Sipas komunikatës nga Presidenca, presidentja Osmani dhe kryeministrja lituaneze kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore, dhe kanë konfirmuar angazhimin për thellimin e tyre, posaçërisht në fushën e sigurisë,  mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja Osmani ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit me aleatët  mbetet prioritet kyç i politikës së jashtme të Kosovës.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Lituanisë ndër vite, ndërkaq tani është kyçe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në aspiratat tona drejt integrimit në BE dhe në NATO. Në një kohë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, me kryeministren u dakorduam që ta intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë.”, ka theksuar Osmani.

Temë e takimit ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministres Shimonyte ishte edhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, Osmani ka potencuar mbështetjen e Kosovës ndaj popullit ukrainas.

“Pozicioni i Kosovës për Ukrainën  është plotësisht në përputhje me SHBA-në, BE-në dhe të gjitha vendet demokratike. Kosova ka miratuar sanksionet kundër Rusisë dhe është duke ofruar gjithë mbështetjen e mundshme për popullin e Ukrainës”, ka theksuar Osmani.

Lexo më shumë  Bislimi në Poloni, pjesëmarrës në panelin në temën për zgjerimin e BE-së

Ajo poashtu ka përmendur tendencat e Rusisë që nëpërmjet satelitit të saj, Serbisë ta destabilizojë Ballkanin.

Presidentja Osmani ka kërkuar nga kryeministrja Shimonyte mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e në veçanti në Këshillin e Evropës, e poashtu mbështetje në bindjen e shteteve skeptike për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që vazhdimisht është përkrahur nga Lituania.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *