Art & Kulturë

Arti i rrugës, artisti francez kombinon grafitet me ndjesinë e dashurisë

Për Johan Chaaz, arti i rrugës është një mënyrë për ta demokratizuar atë. Ky artist francez kërkon frymëzim tek kryqëzimet dhe rrugët, të cilat i mbulon me zemra të të gjitha ngjyrave. Ekspozita e tij “Aorta” tregon funksionimin e arterjes në fjalë, që na çon drejt dashurisë dhe jetesës së përditshme.

“Në fillim bëja zemra të kuqe por shumë shpejt i mbingjyrosa me sprajin tim dhe e kuqja filloi të zhdukej; dhe në fakt, ne nuk mund të kënaqemi me një ngjyrë të vetme kur bëhet fjalë për ndjenjat”, thotw artisti.

Duke kaluar nga rruga tek galeria, Chaaz ka instaluar një zemër blu si një triptik qendror krahas një posteri romantik dhe sensual të personazheve të njohura si Maryllin Monroe.

“Doja të shkëputesha nga aspekti sentimental i një zemre poetike, doja të flisja për atë kimik, për anatominë. Fillova të punoja me disa qese gjaku për të pasur idenë e transfuzionit. Dhe, kur dikush ka probleme në çift, përse të mos pijë nga gjaku i personazheve më të njohura në histori”, shprehet Chaaz.

Ekspozita “Aorta” nga Johan Chaaz mund të vizitohet në Galerinë Soffa, në Lion të Francës deri më 14 qershor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *