Bota

Spanja bëhet vendi i parë evropian që u jep grave ‘leje’ nga puna, ja për çfarë bëhet fjalë

Spanja do të bëhet vendi i parë perëndimor që lejon gratë të marrin disa ditë “leje menstruale” nga vendi i punës çdo muaj sipas legjislacionit të ri të propozuar që do të zbulohet javën e ardhshme.

Qeveria spanjolle pritet të miratojë masën si pjesë e një projektligji më të gjerë për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e abortit, detajet e të cilit pritet të zbulohen të martën, sipas medias kombëtare.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Ligji i propozuar do të japë tri ditë leje për gratë që vuajnë nga dhimbje të forta prej periodave, sipas gazetës El Pais.

Në mbarë botën, leja menstruale aktualisht ofrohet vetëm në një numër të vogël vendesh, duke përfshirë Japoninë, Tajvanin, Indonezinë, Korenë e Jugut dhe Zambinë.

Projektligji do të ulë gjithashtu TVSH-në për produktet e higjienës femërore në dyqane dhe do t’i bëjë produktet e periudhës të disponueshme falas në shkolla dhe qendra arsimore.

Lexo më shumë  Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Projektligji shëndetësor do të garantonte gjithashtu të drejtën për të kërkuar një abort falas në sistemin e kujdesit shëndetësor publik të vendit, dhe do të anulonte kërkesën që 16 dhe 17-vjeçarët të marrin pëlqimin prindëror për procedurën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *