Bota

Mediumet ndërkombëtare i bëjnë jehonë aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kërkesën për anëtarësim e ka bërë sot ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar se tashmë kanë pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Zëdhënësi i KiE-së, Daniel Holgten, përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se aplikimi është pranuar dhe i njëjti po i dërgohet Komitetit të Ministrave, “ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i dërgohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës”.

Lexo më shumë  Scholz: Pekini nuk duhet të mbështesë ushtarakisht Moskën kundër Kievit

Këtë lëvizje të Kosovës e kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare duke i dhënë jehonë të madhe.

Një prej agjencive më të mëdha botërore, Reuters shkruan se “Kosova shpreson të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pas largimit të Rusisë”.

“Me largimin e Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës, shanset e Kosovës për t’u pranuar në organizatë u rritën”, shkruan mediumi arab, Al-Jazeera.

Mediumi amerikan, ABC News duke iu referuar AP, ka shkruar se Kosova kërkon t’i bashkohet organizatës më të lartë evropiane për të drejtat e njeriut.

Bloomberg raporton se Serbia dhe Kosova drejt përplasjes për Këshillin e Evropës.

Lexo më shumë  Pse sulmi i Iranit në Izrael mund të dobësojë Rusinë?

Kujtojmë se Këshilli i Evropës është institucioni më i vjetër i të drejtave të njeriut në Evropë që bashkon demokracitë nga i gjithë kontinenti për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Ky institucion i cili është themeluar në vitin 1949, ka seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Ndryshe, Rusia gjatë javëve të kaluara është larguar nga Këshilli i Evropës pas pushtimit në Ukrainë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *