Lajme

Pelikani kaçurrel drejt zhdukjes, specialistët ngrenë alarmin

Në ditën ndërkombëtare të pelikanit kaçurrel, specialistët e natyrës ngrenë alarmin për fenomenin e zhdukjes së shpendit të rrallë, si pasojë e gjuetisë. Në lagunën  e Karavastasë ka mbetur një numër i vogël i pelikanëve dhe për këtë, ekspertët i bëjnë thirrje institucioneve të rrisin kujdesin ndaj tyre.

Kjo e mërkurë shënon ditën ndërkombëtare të pelikanit kaçurrel shpendi i rrallë, i cili dikur banonte në  lagunën e Karavastasë .

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Pelikani Kaçurrel, i cili konsiderohej si ‘mbreti’ i lagunës tashmë është drejt zhdukjes totale pasi vite më parë mund të shihje me dhjetëra të tillë ndërsa sot numërohet me gishta.

Gripi i shpendëve por edhe dora njerëzore kanë bërë që vit pasi viti të reduktojë këtë specie të rrallë dhe të adhurueshme për banorët e turistët.

Specialistët Elton Daka dhe Sajmir Hoxha theksojnë se gjatë viteve pelikani kaçurrel është reduktuar në lagunën e Karavastasë dhe duhet rritur kujdesi ndaj tyre pasi janë një specie mjaft e rrallë.

Specialisti i natyrës Sajmir Hoxha pohoi faktin se

edhe pse parku është një ndër më të mirëmenaxhuarit, pelikani kacurrel është lënë në mëshirë të fatit.

Laguna e Karavastasë shënon të vetmen pikë folenizimi bregdetar të pelikanit kaçurrel, lloj i rrezikuar në rang botëror.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *