Lajme

Osmani u prit nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ja çfarë diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në një darkë të organizuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, e cila e shtroi këtë darkë në nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Temë bisede, siç njofton Osmani, ishte aktualiteti në siguri në Europë dhe Ballkan, si dhe rëndësia e mbajtjes së komunikimit mes dy anëve të Atlantikut për të mbajtur paqen.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

“Mbrëmë u pritëm nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në darkën e organizuar për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Diskutuam për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan, si dhe theksuam rëndësinë e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit. Në këtë pritje takova edhe Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, Senatorin Bob Menendez, Senatorin Lindsay Graham, Kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Presidentja pas vizitave që pati në Amerikën Latine ka udhëtuar drejt SHBA-së. Atje po qëndron për vizitë zyrtare edhe kryeministrit Albin Kurti. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *