Lajme

Rexhep Selimi: Nuk kam të bëj asgjë me krimet dhe akuzat e prezantuara në aktakuzë

Rexhep Selimi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, është deklaruar i pafajshëm para Dhomave të Specializuara në konferencën e së martës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Ai ka thënë se e ka lexuar aktakuzën e plotë, por ka shtuar se nuk ka të bëjë fare me krimet dhe akuzat me të cilat ngarkohet.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

“Natyrisht që e kam lexuar dhe kuptuar dhe pohoj edhe njëherë se nuk kam të bëj asgjë me krimet dhe akuzat e prezantuara në këtë aktakuzë”, është shprehur Selimi.

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi u paraqitën në Speciale të martën, gjithashtu. Njëjtë si Selimi, edhe ata u deklaruan të pafajshëm gjatë seancës dëgjimore.

Zyra e Prokurorit të Specializuar më 29 prill e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të prentenduara në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sikurse në aktakuzën e dorëzuar më parë, edhe në aktakuzën e re, të ndryshuar, Prokuroria i akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e arrestime të paligjshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *