(Harta) Zonat e kontrolluara nga ushtria ruse në lindje të Ukrainës
Rusia po vazhdon sulmet e saj në të gjithë krahun lindor të Ukrainës përpara 9 majit, kur spekulohet se Vladimir Putini mund të shpallë një formë fitoreje ose të shtojë sulmin e tij ndaj vendit.
Por kundërofensivat e Ukrainës në veri dhe lindje të Kharkivit kanë mundësuar avancime dhe sipas Institutit për Studimin e Luftës “mund t’i shtyjnë me sukses forcat ruse jashtë rrezes së artilerisë” të qytetit në ditët në vijim.
Dhe me afrimin e “Ditës së Fitores” të 9 majit të Rusisë, qytetet në të gjithë Ukrainën janë në gatishmëri të lartë. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko u kërkon qytetarëve të qëndrojnë brenda nga e diela deri të hënën.
©Rruga Press