Bota

Sulmet e fundit ukrainase ia reduktuan Rusisë për 30 % prodhimin e naftës

Sulmet e reja me dronë ukrainas ndaj rafinerive ruse të naftës, të kryera që nga fundi i tetorit, kanë ulur kapacitetin e përpunimit të naftës në Rusi për rreth 30%, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters, duke iu referuar dy burimeve brenda industrisë.

Sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive ruse të naftës i shtojnë vështirësitë e Moskës për të përballuar mungesën e karburantit në tregun e brendshëm në kohën kur ajo dërgon naftë (dizel) në tregjet ndërkombëtare në kuadër të marrëveshjes me presidentin amerikan, Donald Trump.

Lexo më shumë  Hungari, arrestohet vëllai i Viktor Orbanit për trafikim qeniesh njerëzore

Ukraina i ka intensifikuar goditjet ndaj rafinerive ruse që nga fundi i tetorit, pasi dështoi zbatimi i një armëpushimi – të shpallur nga Trump – për ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike midis Kievit dhe Moskës.

Sipas burimeve nga industria dhe zyrtarëve, gjatë javës së fundit, sulmet ukrainase kanë ndërprerë punën dhe kanë shkaktuar situata emergjente në nëntë nga 35 rafineritë kryesore të Rusisë.

Sipas burimeve të industrisë, kapaciteti i përbashkët ditor i rafinerive ruse të prekura nga sulmet me dronë që nga fundi i tetorit – përfshirë tri impiante të mëdha në Rusinë qendrore – arrin në rreth 2.2 milionë fuçi. Kjo shifër duhet parë në kontekstin e kapacitetit të përgjithshëm rus të përpunimit parësor, i cili ishte pothuajse trefish më i lartë.

Lexo më shumë  Kanadaja zhvendos mijëra trupa dhe mjete ushtarake në Letoni, NATO forcon mbrojtjen pranë kufijve me Rusinë

Në fund të tetorit, rafineritë ruse përpunonin rreth 5 milionë fuçi naftë bruto në ditë, sipas të njëjtave burime. 

Rruga Press

YouTube player