Bota

Ndërron jetë aktori i “Friends” në moshën 67-vjeçare

Aktori Mike Hagerty, ka ndëruar jetë në moshën 67-vjeçare i cili ishte i njohur përmes roleve në “Friends” dhe “Somebody Somewhere”’. Lajmi u bë i ditur nga mikja e tij, Bridget Everett, në një postim në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij ditën e djeshme në Los Angeles. Mike, ka lënë pas bashkëshorten e tij Mary Kathryn, motrën Mary Ann Hagerty dhe vajzën Meg. Ai do t’i mungojë të gjithëve”, ka shkruar Everett.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Sipas mediave të huaja, shkaku i vdekjes së aktorit nuk është zbuluar ende. Hagerty e filloi karrierën e tij në ekran në fillim të viteve 1980 me role të vogla në filma si “Doctor Detroit”, “The Imposter”, “Turk 182” dhe “Breëster’s Millions”.

Edhe pse më i njohur për rolet e tij televizive, Hagerty kishte gjithashtu disa role filmike, veçanërisht në komedi. Në vitin 1987, ai luajti mikun më të mirë të Kurt Russell në filmin komedi “Overboard”, i cili gjithashtu luajti Goldie Haën dhe Edëard Herrmann.

Lexo më shumë  ShBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *