Haxhiu: Shumë shpejt do ta procedojmë në Kuvend Projekt-kodin Civil
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, pas takimit që kanë mbajtur në lidhje me përfundimin e Projekt-kodit Civil.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dispozitat dhe normat në kodin civil janë avancuara me standardet ndërkombëtare dhe si të tilla, tha se janë të mirëseardhura, me ç’rast falënderoi edhe BE-në për ndihmën e dhënë në këtë drejtim.
Ajo tha se me marrjen e mandatit si ministre, e ka konsideruar si prioritet të saj.
“Mendoj që Kodi Civil është një dokument shumë i rëndësishëm, jo vetëm për qeverinë, gjithsesi për qeverinë, por sidomos për qytetaret e Kosovës dhe unë nuk do të doja që ne të lëshoheshim në kompromise të tilla për dokumente që janë shumë të rëndësishme për qytetaret e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
“Edhe ambasadori e përmendi rëndësinë që e ka Kodi Civil për lirinë dhe të drejtat e njeriut sepse drafti i Kodit Civil është në një linjë me këto standarde. Duke qenë kështu, edhe qeveria, edhe mazhoranca, edhe opozita, e kemi obligim që të bashkëpunojmë dhe të kemi një konsensus për ta shtyrë përpara”, tha ajo.
E pyetur nëse BE-ja është dakord për vetingun që Ministria e Drejtësisë synon ta iniciojë, Haxhiu tha se janë në komunikim por njëherë po e presin opinionin e Venecias.
“Këtu jem për të diskutuar për Kodin Civil. Natyrisht, ne jemi në komunikim edhe për reformat tjera me Zyrën e Bashkimit Evropian, jemi në pritje të opinionit të Venecias për çështjen e Vetingut në sistemin e drejtësisë, dhe sapo të kemi opinionin e Venecias, do të dalim me qëndrime publike”.
E ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, tha Ministrisë së Drejtësisë i kanë ofruar nga draft që është modern gjithëpërfshirës.
Me këtë rast, ai ka thënë duhet të sigurohemi që ky draft do të miratohet nga Kuvendi.
“Ky projekt ka zgjatur 7 vjet dhe diskutuam që ky projekt ka kaluar në 6 ministra të drejtësisë. Kemi arritur të ofrojmë një draft që është modern gjithëpërfshirës. Ky draft është zhvilluar me asistencë të BE. Gjatë këtij procedimi i është kushtuar vëmendje të drejtave themelore. Vëmendje i është kushtuar edhe gjuhës. Te gjitha komuniteteve i është dhënë mundësia të japin kontributin e tyre. Tani ne kemi një draft por duhet të sigurohemi se ky draft do të miratohet nga Kuvendi. Do të jetë përgjegjësi e qeverisë të miratojnë kodin civil”, tha ai.
Rruga Press