Lajme

Kriza prek kursimet, depozitat në lekë bien për të dytin muaj radhazi

Depozitat shënuan rënie për të dytin muaj radhazi në mars, në një sinjal se kriza e shkaktuar nga çmimet e larta po ndikon në aftësinë e familjeve për të kursyer, ndërsa bizneset po detyrohen që të shpenzojnë likuiditetet e tyre.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në muajin mars ishte 1.23 trilionë lekë (10 miliardë euro), me një rënie prej 0.1% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Rënia ka ardhur e gjitha nga kursimet në lekë, ndërsa depozitat në valutë kanë vijuar të rriten.

Depozitat në lekë u tkurrën me 1.1% në mars (-5.8 miliardë lekë) në raport me muajin e mëparshëm, të ndikuara si nga kursimet e korporatave jo financiare, ashtu dhe nga ato të individëve.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Në të kundërt, depozitat në monedhë të huaj, kryesisht ato në euro, kanë shënuar rritje. Kursimet në valutë u zgjeruan me 1.3% në mars, në krahasim me muajin e mëparshëm, të ndikuara si nga korporatat financiare, ashtu dhe nga individët.

Me bazë vjetore, depozitat kanë vijuar tendencat rritëse, duke u zgjeruar me 9.4% (mars 2022 kundrejt mars 2021), megjithatë tendenca është ngadalësuar në raport me shkurtin, kur rritja vjetore ishte 10.2%.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Që prej vitit 2019, depozitat në sistemin bankar kishin shënuar rritje të ndjeshme, që vazhdoi edhe gjatë pandemisë, e ndikuar nga shtimi i kursimeve në lekë, teksa pandemia kufizoi lëvizjet dhe shpenzimet e individëve.

Në vitin 2021, stafetën e mori euro, që udhëhoqi rritjen e depozitave por edhe ato në lekë vijuan tendencën pozitive. Ndërsa ky vit po tregon se kriza që po sjell lufta në ekonomi po ndikon në aftësinë për të kursyer.

Në fund të marsit, depozitat në valutë përbënin 55.9% të totalit, nga 53.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *