Lajme

SHBA/ Një simpozium për 25 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shën Terezës

Më 3 maj Qendra “Nëna Terezë” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, Federata Pan Shqiptare “Vatra” dhe Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” organizojnë një simpozium me rastin e 25 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shën Terezës. Takimi organizohet në ora 18:00 (ora lokale) në sallën “Nëna Terezë” të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës 151 West Ilarlsdale Avenue, ILurtsdale, NY

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Në simpozium do të të përshëndesë Don Pjeter Popaj ndërsa Don Lush Gjergji do të mbajë kumtesën “Shën Jeronimi Ilir dhe shqiptarët”. Folës të tjerë do të jenë: Ines Angeli Murzalu me “Shën Tereza dhe revolucioni i paqes”, Vehbi Bajrami, “Shqiptarët e Amerikës dhe Shën Tereza”, Tonin Mirakaj, “Takimi im i parë me Shën Terezën”, Elmi Berisha, “Energjia hyjnore e Shën Terezës dhe ndikimi i saj tek shqiptarët”, Marash Nucullaj “Ceremonia e varrimit të Shën Terezës dhe pjesëmarrja e shqiptarëve” dhe Anton Raja, “Kontributi i shqiptarëve të Amerikës për ndërtimin e Katedrales “Shën Tereza”.

Lexo më shumë  Xhaferri: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë, 'turizmi i karburantit' i kushton shtetit 400 milionë euro

Organizatorët ftojnë komunitetin të marrë pjesë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *