Bota

Prodhimi i naftës në Rusi mund të bjerë me 17% në vitin 2022

Prodhimi i naftës në Rusi mund të bjerë deri në 17% në vitin 2022, sipas një dokumenti të ministrisë ruse të Ekonomisë, siguruar nga Reuters.

Prodhimi i naftës ruse mund të bjerë në 433.8 milion deri 475.3 milion ton në vitin 2022 nga 524 milion ton në 2021-shin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar importet e naftës ruse, ndërsa sanksionet perëndimore kundër bankave dhe anijeve ruse kishin dëmtuar tregtinë e naftës, një nga burimet kryesore të të ardhurave të Moskës.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Pak ditë më parë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozef Borell deklaroi se nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga të gjitha vendet anëtare të unionit për të vendosur embargo të plotë ndaj naftës dhe gazit rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *