Lajme

Kryeprokurorja e Tiranës: Nëse reforma në drejtësi ka shëmbëlltyrë kohën e komunizmit, e meritoj shkarkimin

Elisabeta Imeraj tha se vendimi i KPA për shkarkimin e saj është i paligjshëm dhe se u bazua në letra anonime.

Në një deklaratë për mediat menjëherë pas vendimit të bërë publik këtë të mërkurë, Imeraj e krahasoi vendimin e sotëm të drejtësisë më dënimet në kohën e komunizmit për agjitacion e propagandë.

“Në 1974 në Tropojë sigurimi i shtetit burgosi një mësuese për agjitacion dhe propagandë, përmes dëshmitarëve të rremë. Edhe në atë kohë, edhe pse vuajti dënimin, ajo arriti të merrte drejtësinë. Nëse reforma në drejtësi ka shëmbëlltyrë kohën e komunizmit atëherë po, Elisabeta Imeraj e meriton të shkarkohet”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës.

Lexo më shumë  DW: Viti i parë i Donald Trump në detyrë është karakterizuar nga shkurtime buxhetore, polemika e kufizime nga Kongresi

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj u shkarkua nga KPA-ja këtë të mërkurë.

Komisioneri publik kërkoi më herët shkarkimin e saj nga detyra edhe në bazë të rekomandimit të vëzhguesve të operacionit ndërkombëtar të monitorimit.

Sipas komisionerit, prokuroja Imeraj ka probleme në të 3 komponentët e vlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Policia aksion në veri, gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *