Lajme

Ujësjellësi i Tiranës tender 80 mijë euro për biçikleta elektrike

Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës do të lëvizin me biçikleta elektrike.

Rreth 80 mijë euro do të harxhojë ky institucion për blerjen e këtij mjeti të ri.

Motivi që ka çuar drejtuesit drejt këtij vendimi është shtrirja e gjerë e UKT-së në terren.

Për këtë arsye është parë e nevojshme që punonjësit të kryejnë lëvizjet e tyre me biçikleta elektrike për të mbuluar në mënyrë më efikase të gjitha zonat e kryeqytetit.

Lexo më shumë  Fermerët e Divjakës 'magazinojnë' mijëra tonelata patate për shkak të mungesës së tregut

Nga një kërkim në internet mbi çmimin e këtyre biçikletave ato variojnë nga 500 deri në 1 mijë dollarë.

Duke qenë se UKT kërkon që këto biçikleta të plotësojnë disa kushte, pasi do të mbajnë edhe mjetet e punës së punonjësve, çmimi llogaritet të jetë rreth 1 mijë dollarë.

Vendimi për pasuruar flotën e lëvizjes së UKT vjen në një kohë krize ku çmimet e karburanteve janë në nivelin më të lartë.

Lexo më shumë  Protestë para Kryesisë së Kuvendit në Tiranë: Kërkohet dorëzimi i imunitetit të Belinda Ballukut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *