Lajme

Konjufca: S’ka shpresë që Serbia do ta hapë territorin e saj për hulumtimin e të pagjeturve

Kryeparlamentari Glauk Konjufca pasi bëri homazhe në Mejë tha se nuk ka fort shpresa se Serbia do të lejojë që në territorin e saj të bëhen hulumtime për të gjetur personat e zhdukur dhunshëm. Për këtë, ai tha se bashkë, institucionet dhe familjarët, duhet të shtojnë presionin ndaj Serbisë për të gjetur familjarët e tyre, duke thënë se Serbia është përgjegjëse jo vetëm për gjenocidin, por edhe për vendndodhjen e trupave.

“Me sa po e shoh unë, sa e kam vërejtur deri tash dhe mënyrën se si ka shkuar procesi i negociatave me Serbinë, nuk kam fare shpresë që Serbia do ta hapë territorin e saj për hulumtimin edhe për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë”.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Ai tha se Masakra e Mejës është ndër më të mëdhatë në Kosovë dhe dëshmi e pakontestueshme e gjenocidit serb.

“Kjo masakër tregon më së miri tregon se okupatori serb i vrau të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Pa dallim nëse ata ishin burra, gra, fëmijë, të fesë myslimane apo të krishterë, në Mejë mund ta gjeni të gjithë popullin e Kosovës të masakruar faktikisht”.

Konjufca tha se kjo masakër, sikurse gjithë të tjerat në Kosovë, është plagë e hapur derisa drejtësia vazhdon të mungojë.

“Për të gjitha masakrat në Kosovë ende s’ka drejtësi. Familjarët jetojnë me ankth dhe me pritjen e tyre, që është e përçdoditshme. Ata i mori shteti i Serbisë, ai është përgjegjës. Kushdo që e kërkon përgjegjësinë dhe jo vetëm përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, por edhe trupat e tyre fizikisht ku ndodhën, kjo është Serbia dhe territori i saj”.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *