Humbi të bijën dhe bashkëshorten, ukrainasi: Bota ime u shkatërrua nga një raketë ruse
Ndërkohë që lufta vazhdon në muajin e dytë, historia prekëse e një burri ukrainas I cili humbi në luftë bashkëshortën dhe të bijën 3 muajshe.
Sipas BBC, Yuriy Glodan ishte larguar nga banesa duke lënë atje familjen e tij, pasi kishte shkuar për të blerë gjërat që u nevojiteshin. Në momentin që kishte dëgjuar për shpërthimet ai ishte nisur drejt pallatit, i cili po digjej.
Kur arriti në banesën e tij, ai gjeti trupat e gruas së tij dhe nënës së saj, të vrarë nga një raketë ruse që kishte rënë në katet e poshtme.
Yuriy ishte në ndërtesën e shkatërruar të dielën për të gjetur atë që mund të shpëtonte nga apartamenti. Albume fotografike, shënime të shkruara me dorë ai gjithashtu gjeti karrocën e fëmijës së tij të shkatërruar.
“Nëse i lë gjërat në banesë, do të bëhet plehra dhe njerëzit do t’i hedhin. Dua ta mbaj për kujtimet e mia. Ajo (bashkëshortja) mund të gjente gëzim në çdo gjë. Ajo punonte në PR dhe mund të komunikonte me shumë njerëz, t’i kuptonte ata. E admiroja sa shkrimtare e mirë ishte. Do të jetë e pamundur për mua të gjej dikë tjetër si Valeria. Një person i tillë mund të të jepet vetëm një herë në jetë dhe është një dhuratë nga Zoti,”-tha ai.
Ai dhe Valeria ishin çift prej nëntë vitesh dhe Kira kishte lindur në Janar një muaj para se të fillonte lufta.
“Ne ishim shumë të lumtur kur ajo lindi. Është shumë e vështirë për mua të kuptoj tani që vajza dhe gruaja ime nuk janë më këtu. E gjithë bota ime u shkatërrua dje nga një raketë ruse,”-tha ai.
Rruga Press