Bota

Humbi të bijën dhe bashkëshorten, ukrainasi: Bota ime u shkatërrua nga një raketë ruse

 Ndërkohë që lufta vazhdon në muajin e dytë, historia prekëse e një burri ukrainas I cili humbi në luftë bashkëshortën dhe të bijën 3 muajshe.

Sipas BBC, Yuriy Glodan ishte larguar nga banesa duke lënë atje familjen e tij, pasi kishte shkuar për të blerë gjërat që u nevojiteshin. Në momentin që kishte dëgjuar për shpërthimet ai ishte nisur drejt pallatit, i cili po digjej.

Kur arriti në banesën e tij, ai gjeti trupat e gruas së tij dhe nënës së saj, të vrarë nga një raketë ruse që kishte rënë në katet e poshtme.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Yuriy ishte në ndërtesën e shkatërruar të dielën për të gjetur atë që mund të shpëtonte nga apartamenti. Albume fotografike, shënime të shkruara me dorë ai gjithashtu gjeti karrocën e fëmijës së tij të shkatërruar.

“Nëse i lë gjërat në banesë, do të bëhet plehra dhe njerëzit do t’i hedhin. Dua ta mbaj për kujtimet e mia. Ajo (bashkëshortja) mund të gjente gëzim në çdo gjë. Ajo punonte në PR dhe mund të komunikonte me shumë njerëz, t’i kuptonte ata. E admiroja sa shkrimtare e mirë ishte. Do të jetë e pamundur për mua të gjej dikë tjetër si Valeria. Një person i tillë mund të të jepet vetëm një herë në jetë dhe është një dhuratë nga Zoti,”-tha ai. 

Ai dhe Valeria ishin çift prej nëntë vitesh dhe Kira kishte lindur në Janar një muaj para se të fillonte lufta.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

“Ne ishim shumë të lumtur kur ajo lindi. Është shumë e vështirë për mua të kuptoj tani që vajza dhe gruaja ime nuk janë më këtu. E gjithë bota ime u shkatërrua dje nga një raketë ruse,”-tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *