Lajme

Donfried: Marrëveshja e normalizimit Kosovë – Serbi të jetë e përqendruar në njohje të ndërsjellë

Ndihmësekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, ka thënë se Kosova duhet luftuar çdo ditë për të përmbushur nevojat e qytetarëve të saj dhe ta marrë një vend ku i takon në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Donfriend këtu ka thënë se përfshihet edhe intensifikimi i përpjekjeve në dialogun Kosovë – Serbi, që duhet të jetë i përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

“Lufta në Ukrainë ka treguar se sa e rëndësishme e urgjente është të punojmë për ta siguruar që Kosova e fqinjët e saj të vazhdojnë me reformat e domosdoshme për konsolidimin demokratik e integrimin e tyre në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Paqja e progresi i Kosovës edhepse i fituar me shumë mund, nuk duhet të merret për të qenë. Duhet luftuar çdo ditë për të përmbushur nevojat e qytetarëve. Kjo nëpërmjet avancimit të përpjekjeve që të sigurohemi që Kosova do të marrë vendin e duhur në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë përmes marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që përqendrohen në njohje të ndërsjellë”, tha Donfried.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ajo ka shtuar se me rëndësi është qeverisja e mirë, sundimi i ligjit për gjithë qytetarët, ndërsa e ka përgëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani se është përkushtuar në këtë drejtim.

Donfried ka folur edhe për sigurinë në Kosovë.

“Shumë qytetarë të Kosovës janë të shqetësuar për sigurinë e saj. Dua t’ju sigurojë se përkushtimi i SHBA-së dhe aleatëve mbetet i fuqishëm. KFOR-i, që është zbarkimi më i madh i NATO-s, është një manifestim i madh dhe i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. SHBA-ja është krenare që Kosova mund ta quajë partnere të saj”, tha Donfried.

Donfried ka thënë se resursi më i madh i Kosovës, fuqia e re punëtore, duhet mbrojtur.

Ndihmësekretarja amerikane ka falënderuar lidershipin e Kosovës për gatishmërinë e treguar për të pranuar refugjatët.

“Kosova i ka treguar botës se kur njerëzit kanë nevojë dyert e saj janë të hapura. Ju faleminderit për ofertën tuaj bujare që përkohësisht të mirëprisni refugjatët afganë para se të rivendoseshin në SHBA. Pothuajse 600 afganë janë larguar nga kampi Bondsteel për të filluar jetë të re në SHBA. Kjo do të thotë se 600 jetë të reja, kanë nisur një kapitull të ri për shkak të bujarisë kosovare. Po ashtu faleminderit edhe për ofertën zemërgjerë për të pranuar refugjatë nga Ukraina, përfshirë gazetarë”, tha Donfried.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në prononcimin e saj për media Donfried ka folur edhe për ish-Sekretaren amerikane të shtetit, Madeline Albright, që vdiq më 23 mars.

“Kohëve të fundit kemi humbur një prej avokateve më të forta amerikane të pavarësisë e sovranitetit të Kosovës, znj. Madeline Albright. Ajo ishte tepër e përkushtuar për Kosovën dhe të ardhmen e Kosovës. Ajo e pa mundësinë e këtij vendi të ri dhe të gjallë, vend i përkushtuar për të ndërtuar institucione të qëndrueshme demokratike e për të rritur ekonominë që u jep mundësi qytetarëve. Dua të përmendi po ashtu përkujtimin e çmueshëm të presidentes Osmani për të shpallë një ditë zie me rastin e vdekjes së sekretares Albright”, tha Donfried.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *