Lajme

Mali i Dajtit është kthyer në një vend depozitimi te mbetjeve

Mali i Dajtit është kthyer në një vend depozitimi te mbetjeve. Mungesa e kontenierëve ka detyruar banorët të hedhin plehrat nëpër rrugë e përrenj.

Pavarësisht se Parku Kombëtar i Dajtit ka statusin e zonës se mbrojtur të kategorisë së dytë, nuk ka mundur ti shmanget ndotjes masive.

Në rrugën “Ramazan Bastari”, e cila ndodhet më pak se 1 km nga rruga kryesore e Dajtit, është shkatuar një vatër ndotjeje për shkak të hedhjes së mbeturinave.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Mungesa e kontenierëve të plehrave ka detyruar banorët e zonës t’i hedhin mbeturinat në përrua pothuajse çdo ditë, duke shtuar pirgun e mbetjeve.

Banorët, stepen të flasin para kamerave. Jashtë tyre  thonë se prej 5 vitesh e kanë ngritur këtë shqetësim më shumë se një here.

Deri tani askush nga drejtuesit e njësise administrative, apo autoritetet e mjedisit, nuk ka shkuar për të vlerësuar situatën e për të marrë masa.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ata jetojnë me frikën e prekjes nga infeksionet që mund të përhapen nga ky vendgrumbullimi plehrash.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *