Bota

Putini uroi Makronin për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Emanuel Makronin për fitimin e mandatit të dytë në krye të shtetit francez.

Sipas një deklarate nga Kremlini, Putini i uroi sukses presidentit francez Makron për aktivitetet shtetërore, shkruan BBC.

Emanuel Makroni është rizgjedhur president i Francës, pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën. Makroni e siguroi mandatin e dytë me 58% të votave.

Lexo më shumë  Provokoi protesta dhe përleshje në parlament – Borrell denoncon ‘ligjin rus’ të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

Në raundin e dytë, Makroni garoi ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila mori 42% të votave.

Makroni ka refuzuar të përshkruajë veprimet ruse në Ukrainë si “gjenocid”, megjithatë ai ka deklaruar se Franca do të bashkëpunojë me Ukrainën për të hetuar krimet e luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *