Xhamia 400 vjeçare e Zgoshtit/ Banorët kërkojnë restaurimin e xhamisë
Librazhdi ka disa xhami, një nga më të vjetra, ndërtuar 300-400 vjet më pare ndodhet në fshatin Zgosht të Librazhdit, pranë Parkut Shebenik-Jabllanicë. Banorët dhe besimtarët kërkojnë resturimin e xhamisë pasi mund të jetë dhe një aset që do tërheqë turistët.
Ta shohësh nga jashtë të jep përshtypjen e një banese të vjetër e të rrënuar, por në të vërtetë është një xhami 400 vjeçare.
“Është xhamia e parë në fshatin tonë që ka qenë 40 familje”, thotë njëri nga banorët.
Xhamia më e vjetër fshatin Zagosht të Librazhdit vijon të jetë funksionale falë banorëve dhe kontrubutit të emigrantëve, të cilët e mirëmbajnë.
“Këtë vit xhamia është riparuar disi nga djemtë e fshatit, emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë”, thotë ai.
Për vite me radhë u shërbeu besimtarëve të zonës për faljen e namazit. Në vitin 1967 u kthye në magazinë duke e humbur plotësisht funksionin e saj.
Banorët tregojnë se punimi i tavanit, konsiderohet më i veçanti.
Nëse kjo xhami restaurohet mundet të jetë një vlerë e shtuar për zonën dhe një aset i vizitueshëm nga turistë.
Xhamia e Zagoshtit në Librazhd ndodhet në rrugën kryesore që të çon në Parkun Shebenik Jabllanice.
Rruga Press