Lajme

(Video) Motoristët çek nëpër Beograd me flamuj kuq e zi – serbët e konsiderojnë provokim

Media serbe ka sjell informacionin e ilustruar edhe me fotografi edhe video ku shihet një nga 5 motoristët me çek që ngasin motorrët e tyre me flamuj shqiptar nëpër Beograd, duke e cilësuar provokim në prag të festës së ringjalljes.

Lajmi nisi me titullin: Me flamuj shqiptar po shëtisin rrugëve të kryeqytetit, ndërsa qytetarët janë të tmerruar për këtë ngjarje.

Lexo më shumë  “Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

Në rrjetin social Instagram në faqen “Serbialive_Beograd” u shfaq xhirimi në të cilin shihet një shofer motorri duke ngarë mjetin e tij me flamur të shpalosur shqiptar tek Qendra Tregtare në limanin Ada në Beograd.

Në po këtë faqe qëndron edhe njoftimi se bëhet fjalë për motorristë çek.

“Çekët me motorrë, 5 prej tyre janë me flamuj shqiptar” – thuhet në përshkrimin e videos në këtë faqe në Istagram.

Kjo ngjarje në kryeqytetin serb ka nxitur reagime të shumta dhe këtë e kanë cilësuar si provokim të hapur klasik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *