Bota

Britania e Madhe rihap ambasadën në Kiev

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kiev do të rihapet javën e ardhshme, tha kryeministri Boris Johnson në një konferencë shtypi.

Johnsoni tha se “qëndrueshmëria dhe suksesi i jashtëzakonshëm” i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe popullit në rezistencën ndaj forcave ruse do të thotë se Mbretëria e Bashkuar është në gjendje të ndërmarrë këtë hap për të rihapur ambasadën.

Lexo më shumë  ShBA-ja dërgon një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, ndërsa rriten shqetësimet për ekuipazhin e USS Abraham Lincoln

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët nuk e shikojnë pasivisht vazhdimin e sulmit të Rusisë dhe se do të dërgonte më shumë artileri për forcat ukrainase dhe konfirmoi se ambasada e qeverisë britanike do të rihapet në kryeqytetin ukrainas muajin e ardhshëm.

“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë nuk do të shikojnë pasivisht vazhdimin e sulmit të Vladimir Putinit ku do dërgojmë më shumë artileri”, tha ai.

Lexo më shumë  Rumania shkatërroi dronin me eksploziv pranë platformës së gazit, Von der Leyen paralajmëron për “luftë hibride”

Njoftimi i zotit Johnson vjen një ditë pasi Spanja tha se do të rihapë ambasadën e saj në Kiev.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *