Hetuesit mjeko-ligjorë në Kiev do ekzaminojnë më shumë se 1,000 trupa
Hetuesit mjeko-ligjorë po ekzaminojnë 1084 trupa civilësh të gjetur në rajonin e Kievit pas tërheqjes së forcave ruse, sipas policisë.
Andrii Nebytov, kreu i policisë për rajonin e Kievit, tha se trupat ishin ekzaminuar nga hetuesit mjeko-ligjorë pas rimarrjes së rajonit nga forcat ukrainase.
“Aktualisht numri i trupave të pajetë është 1084, ata janë ekzaminuar nga hetuesit dhe janë dërguar në objektet e mjekësisë ligjore”, tha Nebytov, duke shtuar:
“Bëhet fjalë për civilë që nuk kishin asnjë lidhje me mbrojtjen territoriale apo me formacione të tjera ushtarake. Shumica dërrmuese – midis 50 për qind dhe 75 për qind – janë njerëz të vrarë me armë të lehta – ose me mitraloz ose një pushkë snajper, në varësi të vendndodhjes.”
Nebytov tha se më shumë se 300 trupa nuk janë identifikuar ende, duke shtuar: “Dëshiroj t’u bëj thirrje qytetarëve: na informoni për të njohurit dhe të afërmit tuaj që janë zhdukur dhe nuk janë në kontakt. Mos prisni.”
Hetuesit në rajonin e Kievit dhe pjesë të tjera të Ukrainës, të hequra nga kontrolli rus, thanë se kanë gjetur prova të përhapura të vrasjes së civilëve nga forcat ruse.
Rruga Press