Lajme

​Osmani: Rusia dhe Serbia, rrezik për rajonin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se kërcënimet nga Rusia dhe aleati i saj Serbia paraqesin rrezik për rajonin ballkanik.

Në konferencën për medie me presidentin letonez, Egils Levits, presidentja kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Kam kërkuar mbështetje në rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik. Këto aleanca duhet t’i kenë dyert e hapura për shtetet si Kosova”, tha ajo.

Lexo më shumë  Protestuesit në shesh - Sot tubimi i 34-të, nesër pritet mobilizim kombëtar

Osmani foli edhe për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targa të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia nuk po i pranon standardet evropiane. Kosova ka dhënë maksimumin për të arritur një marrëveshje, ashtu siç ka kërkuar edhe BE-ja. Në ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje për të arritur një marrëveshje”, tha ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  35 ditë revoltë! Diaspora “zbarkon” sot në Tiranë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama, jepe dorëheqjen!
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *