Ministrja Gërvalla udhëton në SHBA
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e cila pritet të mbahet nesër.
Shefi i kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi ka thënë për KALLXO.com se ministrja gjatë kësaj vizite pritet të zhvilloj edhe disa takime.
“Takime me ambasadoret të vendeve të Këshillit të Sigurimit, vendeve që e kanë njohëse dhe mosnjohëse si dhe përfaqësues të institucioneve amerikane dhe ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Jakupi nuk ka dhënë detaje se kush janë këta ambasadorë dhe zyrtarë amerikanë të cilët pritet t’i takoj Gërvalla, pasi që sipas tij ‘agjenda mund të ndryshoj’.
Shefi i kabinetit të ministres Gërvalla ka thënë se gjatë kësaj vizite ajo do të takoj përfaqësues të mërgatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme shqiptare që veprojnë atje.
Rruga Press