Bota

Ministri rus i Mbrojtjes shfaqet në media: Perëndimi po zvarrit operacionin tonë në Ukrainë

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar  se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po bëjnë gjithçka për të zvarritur operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Shoigu thotë se rritja e furnizimeve të huaja me armë në Ukrainë “dëshmon qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit për të luftuar deri në pozitën e fundit të Ukrainës”.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Ai shton se forcat ruse po zbatojnë në mënyrë metodike një plan për “çlirimin e Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk”, duke iu referuar entiteteve të vetëshpallura rebele në Ukrainën lindore.

Shoigu, 66 vjeç, u shfaq në kanalin televiziv shtetëror të Rusisë Rossiya 24, i cili tha se ministri po fliste në një kolegjium, bord këshillues me zyrtarët më të lartë ushtarakë të vendit në Moskë.

Nuk është e qartë nëse takimi transmetohej drejtpërdrejt apo i regjistruar më herët, shkruan BBC.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte dalja e parë publike e Shoigut brenda disa ditësh, mes raporteve se ai mund të ketë disa probleme shëndetësore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *