KryesoreLajme

Rusia kërkon destabilizimin e Ballkanit përmes Serbisë, thotë Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se Rusia kërkon destabilizimin e Ballkanin me anë të Serbisë.

Në një intervistë për median spanjolle, Osmani shprehet se armatosja e Serbisë dhe stërvitjet e përbashkëta me Rusinë janë një sinjal alarmi edhe për vetë Bashkimin Europian.

“Presidenti rus Vladimir Putin do të kërkojë të përdorë Serbinë për të destabilizuar Ballkanin dhe bashkë me të, të gjithë Europën Perëndimore, në një sulm ndaj vlerave demokratike të Bashkimit Europian. Serbia, Bosnja Hercegovina fqinje dhe Kosova janë të vetmet vende në rajon që nuk janë pjesë e NATO-s. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan do të thotë ruajtja e paqes dhe stabilitetit në gjithë kontinentin europian”, u shpreh Osmani.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Ajo u shpreh se është mjaft e shqetësuar për rritjen e sasisë së armëve nga Serbia, prandaj sipas saj vendimi i duhur është anëtarësimi në NATO.

“Ne mbetemi mjaft të shqetësuar se Serbia ka rritur sasinë e armëve që po blen dhe kjo tregon synimet e saj në rajon. Mendoj se anëtarësimi në NATO është vendimtar. Dua t’u bëj një apel katër anëtarëve të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, sepse ne nuk duhet të vazhdojmë ta shohim këtë vetëm nga pikëpamja e politikës së brendshme”, tha presidentja.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Vjosa Osmani u ka bërë thirrjeve vendeve të NATO-s dhe të BE-së që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *