Lajme

Raporti për tenderat/ Bashkia e drejtuar nga Veliaj, rekord për procedura të dyshimta

Kryeqyteti vijon të mbetet problematik me procedurat e tenderave. Sipas raportit të Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit të kaluar janë ankimuar në total 56 procedura, nga të cilat 31 janë vetëm në Bashkinë e Tiranës.

Situata paraqitet e njëjtë si në 2 muajt e parë të vitit ku Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj mbante rekordin e procedurave të dyshimta. Referuar raporteve nga 150 ankesa që janë depozituar në këto muaj, 107 i përkasin tenderave të zhvilluar nga Bashkia Tiranë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Pas kryeqytetit, vjen Fieri me 6 ankesa dhe më pas Elbasani dhe Lezha në të cilat janë ankimuar nga 4 procedura për secilin. Ndërkohë, Berati është qarku i vetëm që nuk ka regjistruar asnjë ankesë.

Problematikat janë kryesisht për tendera dhe mungojnë pretendimet për koncensionet, lejet minerare apo ankande.

Vlerësimi i ofertave mbetet ende shqetësim kryesor për subjektet pjesëmarrëse dhe po aq problem mbeten kriteret e qepura si kostum me porosi për kompani të caktuara duke eliminuar garën.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Shumica e denoncimeve lidhen me sigurimin e mallrave, ndërsa ankesat për shërbime renditen të dytat.

Komisioni bën të ditur se në mars janë marrë 46 vendime dhe zgjidhur 52 raste, që do të thotë se për të njëjtin tender mund të ketë pasur denoncime nga më shumë se një kompani. /oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *