Bota

Ministri irlandez: Ushtria ruse ka kryer krime lufte në Ukrainë

“Forcat ruse ka të ngjarë të kenë kryer krime lufte duke sulmuar civilët ukrainas”. Kështu tha sot ministri i Jashtëm i Irlandës Simon Coveney gjatë një vizite në Ukrainë.

Ai tha se Irlanda po punonte për një paketë maksimaliste sanksionesh kundër Rusisë, duke shtuar se dëshironte t’i jepej fund çmendurisë së luftës.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Coveney vizitoi zonat e prekura drejtpërdrejt nga pushtimi rus dhe u takua me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe Ministrin e Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

“Edhe pse Irlanda është ushtarakisht neutrale, më lejoni të jem i qartë se ne nuk jemi neutralë për këtë luftë dhe konflikt dhe për të ardhmen e vendit tuaj”, tha ai.

Gjatë vizitës së tij, Coveney njoftoi 3 milion euro në fonde për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, nga të cilat 1 milion euro do të shpërndahen menjëherë në zyrën e prokurorit.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Irlanda ka kontribuar tashmë 20 milionë euro në ndihmë humanitare për Ukrainën dhe ka dhuruar 33 milionë euro ndihmë ushtarake.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *