Rusisë i duket e papranueshme kur Bideni shprehet për gjenocid nga rusët
Kremlini zyrtar i ka quajtur të papranueshme komentet e presidentit amerikan Joe Biden ndaj Rusisë, pasi ky i fundit e cilësoi luftën në Ukrainë si gjenocid.
Biden u shpreh më herët se kishte prova të akteve të gjenocidit nga trupat ruse në qytetet ku po zhvillohet lufta.
Kjo ishte hera e parë që ai përdori fjalën gjenocid, i përcaktuar sipas ligjit ndërkombëtar si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish.
Kremlini në reagimin e tij theksoi se e kundërshton kategorikisht këtë përcaktim të presidentit amerikan.
“Ne e konsiderojmë këtë një lloj përpjekje për të shtrembëruar situatën në një mënyrë të papranueshme.
Kjo vështirë se është e pranueshme nga një president i Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Rruga Press