KryesoreLajme

Gashi: Prokuroria Speciale po manipulon, Astrit Dehari është vrarë

Avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas publikimit të konstatimeve të ekspertizës zvicerane për rastin e Astrit Deharit, duke thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës po e shndërron këtë rast në një betejë në vend se të nxjerrë aktvendim për hetime për të gjeturat e ekspertizës, të cilat sipas tij kanë vetëm një konkudim, që Astrit Dehari është vrarë.

Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Prokuroria Speciale ka publikuar komunikatë për këtë ekspertizë, para se t’u dorëzojë kopje të saj fillimisht familjes së Astrit Deharit e më pas edhe atij si përfaqësues ligjor i familjes.

“Prokuroria Speciale duhet të tregoj të vërtetën – pa manipulime! Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ekspertizën e kanë marrë para 12 ditëve. Qëllimisht apo rastësisht bën hapa te gabueshme ne rastin e hetimit te vrasjes se Astrit Deharit, ajo ka publikuar një komunikate për media me komente të veta para se t’ju dërgojë kopje të ekspertizës shtesë të Institutit Zviceran fillimisht familjes se Astrit Deharit si dhe mua si përfaqësues ligjore i familjes Dehari. Rasti i vrasjes se Astrit Deharit nuk do te duhet te keqpërdorej nga askush dhe me se paku nga Prokuroria Speciale duke e shndërruar ne beteje për opinion në vend që të nxjerrin Aktvendim për zhvillim të hetimeve në drejtim të të gjeturave shkencore që japin vetëm një konkludim qe Astrit Dehari është vrarë”, ka shkruar Gashi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Sipas tij, Prokuroria do të duhej fillimisht të tregojë se a kanë marrë gjurmë të ADN-së për rastin Dehari.

“Prokuroria për të mos e manipuluar opinionin do të duhet fillimisht të tregoj se a kanë marrë gjurmë të ADN- se nga të burgosurit që kanë qenë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 05.11.2016, a kanë marre gjurmë të ADN- së i gjithë stafi i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, a kanë marrë gjurmë të ADN-së nga ana e gardianeve dhe policëve të cilët Astrit Deharin e kanë nxjerrë të gjallë- me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimit në Prizren dhe të vdekur – pa shenja jete e kanë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit”, ka shkruar Gashi.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ai ka shtuar se Prokuroria qëllimisht apo rastësisht nuk po e zbaton parimin e drejtësisë ashtu siç thotë ligji.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *