Vazhdon beteja për Mariupolin
Forcat ukrainase po luftojnë kundër Rusisë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, thonë zyrtarët, pavarësisht disa raporteve që sugjerojnë se beteja po i afrohej fundit, shkruan BBC.
“Betejat për Mariupolin vazhdojnë”, thotë nënkryetari i bashkisë, Serhiy Orlov për BBC.
Më herët, një udhëheqës militant i mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore tha se forcat e tij kishin kontrollin e portit të qytetit.
“Për sa i përket portit të Mariupolit, ai është aktualisht nën kontrollin tonë,” thotë Denis Pushilin, kreu i të ashtuquajturës republikë popullore Donetsk, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax dhe RIA Novosti.
Mariupoli ka pësuar peshën e madhe të sulmeve të vazhdueshme ruse gjatë luftës – dhe është kyç për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë.
Rruga Press