Ukraina: Rusët po iu ofrojnë para të miturve në këmbim të informacioneve
“Rusët po përpiqen të korruptojnë të miturit ukrainas duke iu ofruar para në këmbim të informacioneve në lidhje me dislokimin e forcave ushtarake”.
Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi i sigurisë ukrainase, sipas gazetës italiane “La Repubblica”.
Në Kharkiv, pushtuesit kanë kontaktuar me një të mitur përmes mesazheve në Telegram. Gjithashtu në rajonin e Luhanskut, dy ushtarë rusë i ofruan para një djali 16-vjeçar në këmbim të informacioneve për vendndodhjen e trupave ukrainas.
Për shkak të ndërhyrjes së forcave të sigurisë ukrainase, adoleshenti nuk arriti t’ia jepte dot informacionin armikut.
Rruga Press