Bota

Presidenti Biden bisedon sot me Kryeministrin e Indisë

Presidenti Biden dhe Kryeministri i Indisë Narendra Modi zhvillojnë sot një takim virtual.

Takimi ndodh ndërsa Presidenti Biden po u kërkon udhëheqësve të vendeve të tjera të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Qëndrimi neutral i Indisë ka shkaktuar shqetësime në Uashington. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e përshëndeti Indinë për atë, që siç u shpreh ai, “gjykon situatën në tërësi dhe jo në mënyrë të njëanshme”.

Më së fundmi, India abstenoi kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, vendosi ta pezullojë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me 47 vende anëtare.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë
Një pikë depozitimi e karburantit në Kolkata, Indi
Një pikë depozitimi e karburantit në Kolkata, Indi

India vazhdon të blejë lëndë energjitike nga Rusia, megjithë trysinë nga vendet perëndimore që të shmangë blerjen e gazit dhe naftës ruse.

Uashingtoni po ashtu ka shqyrtuar mundësinë e sanksioneve ndaj Indisë për blerjen kohët e fundit të sistemeve të avancuara kundër-ajrore nga Rusia.

Muajin e kaluar, kompania shtetërore e naftës e Indisë bleu 3 milionë fuçi nafte nga Rusia, megjithë kërkesat e vazhdueshme nga Perëndimi, që të mos i blinte.

India nuk është vendi i vetëm që blen nga Rusia lëndë energjitike. Disa vende evropiane, si Gjermania, kanë vazhduar të blejnë, megjithë trysninë për t’i anuluar kontratat.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Shtypi i Indisë njofton se Rusia ka ofruar një ulje çmimi me 20 për qind për naftën e saj.

Iraku është furnizuesi kryesor i Indisë duke plotësuar 27 për qind të nevojave të saj, Arabia Saudite e dyta me 17%, e pasuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe me 13% dhe Shtetet e Bashkuara me 9%, sipas agjencisë indiane të lajmeve “Press Trust of India”./voa/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *