Bota

Danimarka dëbon 15 diplomatë rusë

Qeveria e Danimarkës ka dëbuar 15 diplomatë rusë, të cilët punonin në ambasadën e Rusisë në Kopenhagen. Me këtë vendim, Danimarka i është bashkuar listës së vendeve të Bashkimit Europian, që kanë dëbuar diplomatë rusë nga vendi i tyre.

Ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod informoi ambasadën ruse për dëbimin e diplomatëve gjatë një takimi ditën e sotme, teksa paralajmëroi se ata kanë 14 ditë kohë për t’u larguar, shkruan Schengen Visa Info.

Lexo më shumë  Kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico në spital pas të shtënave me armë

“Në takim, ambasadorit rus iu bë me dije për vendimin ndaj diplomatëve, si shenjë proteste për agresionin e Rusisë ndaj ukrainasve në Buça, si dhe u theksua se sulmet e qëllimshme ndaj civilëve janë krim lufte ”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Danimarkës.

Kofod tha se Danimarka nuk ka për qëllim që të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, por sipas tij, vendime të tilla janë të nevojshme për t’i dërguar një sinjal Moskës se vendi i tij nuk e pranon faktin se oficerë të inteligjencës ruse po spiunojnë danezët.

Lexo më shumë  Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë si pasojë e plagosjes me armë

Më shumë se 300 diplomatë rusë janë dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian, pas sulmit të Rusisë në Buça të Ukrainës, ku rreth 300 persona u gjetën të vdekur në rrugët e qytetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *