Lajme

E rrezikshme për tu kaluar, bllokohet ura e Shtrezës, izolohet zona e Shishtavecit

Lëvizja e mjeteve në Urën e Shtrezës është bllokuar për shkak të shembjes së urës. Firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës- Shishtavec ka bllokuar qarkullimin me vendosjen e blloqeve të betonit në të dy anët e urës.

Ekspertet e ARRSH-së kanë vlerësuar se ura është e rrezikshme për kalimin e mjeteve dhe duhet ndërtuar nga e para. Po mendohet hapja një by pasi te rruga e vjetër, ndërkohë që udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë për të lëvizur më pas në rrugën Krushevë-Dragash-Morinë-Kukës për të ardhur në Kukës, apo për të shkuar në Shishtavec, që do të thotë kalimin e dy pikave kufitare; atë të Shishtavecit dhe Morinës.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Ura është pjesë e rrugës Kukës – Shishtavec, një investim i përfunduar në vitin 2013. Në fakt i gjithë segmenti i rrugës Kukës- Shishtavec që përshkon Grykën e Vanave ka shkarje masive, të cilat ndodhin në mot me reshje shiu e në raste sporadike shkarjet e gurëve ndodhin edhe në mot të thatë.

Ndërkohë paraditen e ditës së sotme në rrugën Kukës-Shishtavec nga Ura e Nimces deri në Shtrezë ka patur reshje bore. Firma mirëmbajtëse po pastron rrugën duke e hapur atë nga bora dhe gurët./syri/

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *